Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në shtëpinë e saj në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj N.K., i cili po dyshohet për dhunimin e një të miture në Suharekë.

Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh u caktua nga gjykatësja e procedurës paraprake, Ajser Skenderi, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktvendimin për fillimin e hetimeve të prokurorisë së lartpërmendur, dyshohet se N.K., më 1 shkurt 2021, rreth orës 18:00 dhe më pas rreth orës 23:00, brenda së njëjtës ditë, e detyron  personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit.

Tutje, në aktvendimin për fillimin e hetimeve thuhet se derisa viktima në momentin kritik gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri shfrytëzon momentin e volitshëm, futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë – saktësisht në afërsi të syrit të saj të majtë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale.

Në këto rrethana, N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit, nga neni 227, paragrafi 4, pika 4.8, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit