21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Një muaj paraburgim prizrenasit për zjarrvënie – shkaktoi dëme në vlerë prej 18 mijë eurosh

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale D.N, nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “zjarrvënie”.

Më datën 20.01.2018, rreth orës 02:50 minuta në Prizren, me qëllim dhe dashje për t’ia dëmtuar pasurinë e të dëmtuarit me iniciale L.S., Gjykata Themelore në Prizren thotë se i pandehuri në natën kritike, shkon deri te vendi ku ndodhej e parkuar vetura e markës “Renault Clio” pronë e të dëmtuarit me iniciale L.S. dhe me mjet të përshtatshëm për ndezjen e zjarrit, të njëjtës ia vë zjarrin dhe e dëmton tërësisht i cili dëm është në vlerë rreth dymijë e pesëqind euro, raporton Koha.net.

Ndërsa, për pasojë, zjarri përfshin edhe veturën “Opel Corsa”, pronë e të dëmtuarit me iniciale J.S., e cila dëmtohet tërësisht dhe kap vlerën prej tremijë e pesëqind euro, sikurse edhe shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale V.P. ku si pasojë dëmtohet fasada e kësaj shtëpie e cila kap vlerën rreth dymbëdhjetë mijë euro, me ç’rast vlera e përgjithshme e dëmeve është tetëmbëdhjetë mijë euro (18.000) euro.

Masa e paraburgimit, të pandehurit do t’i llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 20.02.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 20.03.2018.

Më Shumë

Rasti i 71-vjeçarit që vdiq pasi ra nga Kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ka dyshime

Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë pasi u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit. Avokati Gent Gjini,...

Bashkimi shënon fitore bindëse në ndeshjen kontrolluese ndaj Vëllaznimit

Bashkimi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra prizrenase triumfoi bindshëm ndaj Vëllaznimit me rezultat 92:55,...

Lajmet e Fundit