Një peticion online ka filluar të qarkullojë pa ditur kush janë hartuesit e tij dhe çfarë duan ata. Përmbajtja e tij mund të kalohet shpejtë dhe është e qartë që ai i adresohet Jahjagës dhe vie o nga simpatizues apo edhe pjestarë të Bllokut LVAN,transmeton Gazeta Blic.
Por pyetja që shtrohet është kjo: është koha e peticioneve? Apo tashmë janë harxhuar të gjitha mjetet…
Mbetet të shihet ditët në vijim.
Ja përmbajta e peticionit që po shpërndahet gjithandej dhe për të cilin do të ishte më së miri të dalin me emra se kush janë hartuesit e tij.
Perkraheni duke derguar email ne [email protected] dhe shperndajeni tutje ju lutem:
Peticion për rivendsojen e Republikës Parlamentare në Kosovë
Janë bërë afër pesë muaj nga zgjedhjet demokratike për parlamentin e Kosovës, dhe insitucionet nuk janë formuar për shkak të bllokadës nga ana e PDK e cila në pamundësi për të krijuar shumicën parlamentare ka bllokuar formimin e institucioneve. Gjykata kushtetuese ka rënë nën ndikimin dhe presionin e disa udhëheqësve te Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka nxjerrur një vendim që i jep ekskluzivisht të drejtën vetëm PDK-së që të marrë udhehqjen e Parlamentit edhepse për këtë vendim duhen 51% ë votave në parlament të cilat e ka të pamundur t’i mbledhe PDK meqë partitë tjera parlamentare kanë refuzuar që të përfshihen ne koalicion. Të gjitha partitë tjera shqiptare dhe disa nga përfaqësuesit e minoriteteve kanë krijuar grupin parlamentar dhe kanë ofruar zgjidhje duke krijuar shumicën e domosdoshme për të proceduar formimin e institucioneve.
Me nënshkrimin e këtij peticioni kërkojmë nga Presidentja lejimin e formimit të institucioneve nga partitë që mund të sigurojne shumicën parlamentare dhe të zhbllokojnë jetën poltike në Kosovë. Kërkojmë nga presidentja që të kryej detyrën e garantuesit të zbatueshmërisë se Kushtetutës duke kërkuar që me shkrim të paraqiten nënshkrimet e deputetëve për shumicën parlamentare dhe në bazë te faktit konkret e të dokumentuar me nënshkrmin e parlamentarëve, kushdo që ka shumicën parlamentare të autorizohet për thirrjen e seancëns parlametare për vazhdimin e punës së parlamentit. Nga partitë që kanë shumicën parlamentare kërkojmë procedimin me seanëce të jashtëzakonshme për të formuar insitucionet e Kosovës në parlamentin e vendit në periudhën sa më të shkrutur për të përfunduar periudhën e vakumit institucional nga e cili vakum pakthyeshem po dëmtohent interesi i qytetarëve dhe i shtetit.
Me nënshkrimin tim konfirmoj përkrarhjen për këtë peticion të lirë ë të pavarur qytetar për rivendosjen e Republikës Parlamentare në Kosovë.
Per perkrahje dergo email ne: [email protected]
Emri Mbiemri nr i letërnjoftimit