8.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Një pjesë e Prizrenit sot nuk do të ketë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, në Prizren ka njoftuar se disa lagje do të mbesin sot pa ujë.

Sipas njoftimit, lagjet që do të mbesin pa ujë janë: Lagjja „Ralin“, Lagjja „Lakuriq“, Lagjja „Ortakoll“, Lagjja „Bajram Curri“, Lagjja „Arbanë“, Lagjja „Jeta e Re“, Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“, Rruga „Edit Durham“ dhe Rruga „Fahredin Hoti“.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ PRIZREN njofton konsumatorët se me datë 20.11.2021 prej ores 07:00-19:00 për shkak të punimeve nga ana e operatorit ekonomik “Xerxa” në gypin transportues fi 400 mm, projekt i financuar nga Komuna e Prizrenit ku do të bëhet ndërrimi i ventilave kryesor në tri lokacione: “Salajdin Braha”, “Ardian Zurnaxhiu” dhe “Hadi Katarnxhiu”, pa furnizim të rregullt me ujë do të mbesin këto lagje:

• Lagjja „Ralin“,

• Lagjja „Lakuriq“,

• Lagjja „Ortakoll“,

• Lagjja „Bajram Curri“,

• Lagjja „Arbanë“,

• Lagjja „Jeta e Re“,

• Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“,

• Rruga „Edit Durham“ dhe

• Rruga „Fahredin Hoti“.

Me sanimin e defektit, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Më Shumë

Policia rrit sigurinë ndaj Totajt (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është kanosur të martën mbrëma nga një qytetar. Sipas policisë, pronari i një shtëpie që për gati 10...

24 vjet nga masakra e kryer nga forcat serbe në Rogovë të Hasit

Sot u bënë 24 vjet nga masakra që është kryer nga forcat serbe në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarë të...

Lajmet e Fundit