11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

“Ibrahimin e njoh nga burgu…”/ Çka deklaroi në Gjykatë Leotrim Latifi, i dyshuari për tentim grabitjen në Prizren

Leotrim Latifi, Ibrahim Qadraku dhe Ruzhdi Fejzullahu janë tre të dyshuarit që u arrestuan dje, nën dyshimet për tentim grabitjen dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren, mbrëmjen e së hënës.

Ndaj tyre Prokuroria Themelore në Prizren kërkoi caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë kjo që u aprovua nga Gjykata në një seancë të mbajtur në orët e mbrëmjes. Në këtë seancë i dyshuari Leotrim Latifi e ka mohuar të jetë njëri nga të dyshuarit për ngjarjen që terrorizoi Prizrenin. Ai ka folur edhe për lidhjen e tij me të dyshuarin tjetër, Ibrahim Qadrakun.

Çka deklaroi në seancën e së enjtes Leotrim Latifi?

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Besim Morinën, avokatin e Leotrim Latifit, i cili në senacën që u mbajt dje e ka kundërshtuar masën e paraburgimit ndaj klientit të tij. Morina ka treguar për Sinjalin se çfarë deklaroi Leotrim Latifi në seancë për lidhjen e tij me të dyshuarin Ibrahim Qadrakun.

“Në seancën që u mbajt dje ai deklaroi se nuk ka të bëjë me këtë vepër për të cilën po dyshohet. Ai tha se “Unë nuk jam ai për të cilin dyshon Prokuroria”. Nuk e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet. Ky thotë se me Ibrahim Qadrakun njihen nga burgu, derisa kanë qenë në burg. Nuk mund të themi se Leotrim Latifi, me naj provë konkrete mund të jetë personi për të cilin dyshohet. Nga ana e Prokurorisë përveç një kërkesë dhe aktvendim për fillimin e hetimeve, nuk kemi prova të tjera”, tha Morina për Sinjalin.

Leotrim Latifi në seancën për caktimin e paraburgimit e ka përmendur edhe rastin për të cilin më parë dyshohej dhe kishte qenë në paraburgim deri në mars të këtij viti.

“Ne si mbrojtje nuk kemi ndonjë provë, që ai ka qenë në pamjet që janë publikuar. Në seancë ai edhe vet e deklaroi se ka disa muaj që ka dalë nga burgu, pasi është dyshuar për të njëjtën vepër. Tha se kam qëndru në burg me dyshimet e ngjashme dhe më pas është liruar”, shtoi tutje Morina.

Leotrim Latifi është liruar nga paraburgimi më 26 mars të këtij viti.

Sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, ai dhe të dyshuarit e tjerë për disa raste të grabitjeve, janë liruar pasi që kanë pushuar shkaqet për mbajtjen e tyre në paraburgim.

“Ju informojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda në përbërje nga trupi gjykues prej tre gjyqtarëve profesionistë, me datë 26.03.2021 kanë marrë vendim dhe të akuzuarve L.L, E.SH dhe K.SH iu është ndërprerë masa e paraburgimit dhe është urdhëruar masa Paraqitja në stacionin policor, pasi që trupi gjykues ka vlerësuar se kanë pushuar shkaqet për mbajtjen në paraburgim për të akuzuarit në fjalë”.

Gjykata Themelore në Prizren dje ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Leotrim Latifit dhe Ibrahim Qadrakut, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale;

grabitja në tentativë,
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm,
mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ,
grabitja,
sulmi ndaj personit zyrtar,
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe
asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Ndërsa Ruzhdi Fejzullahut i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje.

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit