13.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Një i vdekur, 2 të plagosur në një aksident

Aksident-Duhel

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, në autostradën Lushnje-Fier.

Tri mjete janë përfshirë në këtë aksident në fshatin Vajkan, në dalje të autostradës Lushnje-Fier.

Mjeti i drejtuar nga shtetasi Andon Sterio ka dalë nga rruga, si pasojë e parakalimit të gabuar dhe shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me trafik-ndarësen, raporton topchannel.

Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen Aleksander Sterio, 50 vjeç, pasagjer, ndërsa janë plagosur lehtë edhe dy persona, që ndodheshin në makinë me viktimën.

Policia tha se viktima dhe të plagosurit po ktheheshin nga një dasmë dhe drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Fierit.

Më Shumë

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Uji nuk është i pijshëm në Prizren

Për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, burimet kryesore që furnizojnë me ujë qytetin e Prizrenit janë turbulluar pjesërisht. Si masë sigurie, KRU “Hidroregjioni Jugor”...

Lajmet e Fundit