-7.2 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Një vjet burgim dhe 700 euro gjobë për vjedhje në një trafo në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Prizreni, për shkak të veprave penale “vjedhje e rëndë”.

Të akuzuarin me iniciale F.B. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti si dhe dënimin me gjobë në lartësi prej 700 euro.

Gjykata thotë se më 8 dhe 23 qershor të vitit 2014, F.B, në orë të pavërtetuar në Prizren, në bashkëveprim edhe me të miturin me iniciale E.SH., kanë hyrë dhunshëm në një trafostacion që ishte duke u punuar dhe nga aty kanë vjedhur pajisje të ndryshme.

F.H dhe E.SH, sipas Gjykatës, kanë “kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, i afrohet trafo stacionit i cili ishte në punim e sipër, ku me mjet të përshtatshëm e dëmton drynin e derës së trafos dhe nga aty marrin shine bakri, kabllo elektrik, kabllo alumini, transformatori, kthina të tensionit të lartë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarit me iniciale I.B. i shkakton dëm material në vlerë prej 2000 (dymijë) euro”.

Më Shumë

Liria zyrtarizon sulmuesin kryesor të Ligës së Parë

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me sulmuesin nigerian, Theophilus Solomon (29), i njohur si një nga golashënuesit më të mirë të pjesës...

Rahoveci rikthehet në parket, të mërkurën përballet me Borën në Kupën e Kosovës

KB Rahoveci 029 ka konfirmuar rikthimin në fushë pas pushimit, teksa të mërkurën do të udhëtojë drejt Prishtinës për ndeshjen e parë në kuadër...

Lajmet e Fundit