Në Prizren, të dielën votohet për Çmimin nga Audienca e Re

Të dielën më 03 maj në Prizren do të votohet për “Young Audiace Award 2015” (Çmimi nga Audienca e Re), e cila është një iniciativë nga Akademia Evropiane e Filmit.

Tre filmat e nominuar “My Skinny Sister” nga Sanna Lenken (Suedi/Gjermani), ” The Invisible Boy” nga Gabriele Salvatores (Itali) dhe “You’re Ugly Too” nga Mark Noonan (Irlandë) do të shfaqen para publikut të moshës 12-14 vjeç në 25 qytete evropiane.

“Filmat e nominuar do të shfaqen në “DokuKino”, ndërsa filmi fitues do të zgjedhet nga audienca e re, të cilët do të votojnë për filmin më të mirë dhe rezultatet do të shpallen në një video konferencë të drejtpërdrejt nga qyteti Gjerman, Erfurt”. njofton zyrtarja nga “DokuFest”-it, Nita Deda.

Aktorja kosovare Arta Dobroshi, regjisorët Daniel Molloy dhe Kreshnik Berisha dhe drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, do t’i shiqojnë filmat së bashku me të rinjtë dhe do t’i udhëzojnë ata në vlerësimin e filmave.

“DokuFest” është njëri ndër partnerët e këtij edicioni të “EFA Young Awards” për të dytin vit me rradhë. Ky bashkëpunim nisi në vitin 2013, kur drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari, u bë pjesëtar i Akademisë Evropiane të Filmit. Si pjesëtar, Nurkollari prezantoj programin e filmave “Short Matters!” në “DokuFest”, votoj për filma për Çmimet Evropiane të Filmit dhe filloj bashkëpunimin për prezantimin e “EFA Young Awards” për herë të parë në Prizren dhe në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit