Nxirret nga liqeni në Maqedoni trupi i pajetë 19-vjeçarit nga Dragashi

Një 19-vjeçar me iniciale F.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën në një liqen në Kodrën e Diellit në Tetovë, i njohur si “Liqeni i Madh”, e që ndodhet në afërsi të vijës kufitare Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Siç mëson TV21 nga burime të Ministrisë për Punë të Brendshme, i riu ka qenë bashkë me 5 shokë të tjerë, të cilët kanë dalë për shëtitje në mal.

Ai është futur për t’u freskuar në liqen, por s’ka ditur not dhe është mbytur, kanë rrëfyer shokët e tij për policinë, tregon për TV21 burimi nga MPB-ja. Ekipet e policisë kufitare në bashkëpunim me Njësitin Special “Tigrat” këtë mëngjes e kanë nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të 19-vjeçarit.

Të njëjtat burime thonë se në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori Publik, krim-teknika dhe zyrtarët mjeko-ligjorë të cilët e kanë konstatuar vdekjen.

Nuk janë konstatuar shenja dhune, thotë burimi. Pritet që në Maqedoni të bëhet obduksioni i viktimës, e më pas kufoma të dërgohet në Kosovë

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit