4.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Obama realizon vizitën historike në Hiroshima

I bindur se ky është momenti i duhur, përfundimisht, presidenti Barack Obama e ka vizituar sot Hiroshimën, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që ka qëndruar në vendin ku është lëshuar bomba e parë atomike në botë.

“Para 71 vitesh, vdekja ra nga qielli dhe bota ndryshoi”, tha presidenti Obama, pas vënies së kurorave me lule në monumentin që përkujton viktimat e Hiroshimës.

Presidenti Obama tha se vizita ka për qëllim që t’i nderojë të gjithë ata që vdiqën gjatë Luftës së Dytë botërore. Por, presidenti Obama nuk kërkoi falje për lëshimin e bombës atomike.

Më 6 gusht të vitit 1945, SHBA lëshoi bombën atomike në Hiroshimë të Japonisë, duke vrarë menjëherë 80 mijë njerëz.

Ky sulm – i pasur edhe me një tjetër pas tri ditësh në Nagasaki – besohet se ka sjellë një përfundim të hershëm të Luftës së Dytë Botërore.

Në vendin që përjetoi shumë vuajtje dhe humbje, aty ku forcat amerikane lëshuan bombën e parë atomike, që e nisi edhe periudhën e armëve bërthamore, Obama bëri homazhe për 140 mijë njerëz që vdiqën nga sulmi i para shtatë dekadave.

Ashtu edhe siç parashikohej nga mediet, presidenti Obama nuk kërkoi falje dhe nuk kritikoi vendimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Harry Truman, për të përdorur fuqinë e tmerrshme të armëve bërthamore.

Më Shumë

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Drini i Bardhë prezanton afrimin e ri, Feldis Mustafi Pelje

Klubi i futbollit Drini i Bardhë ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Feldis Mustafi Pelje, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri garues,...

Lajmet e Fundit