9.7 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

OKB: Mungesë ekstreme e ushqimit në Tigray të Etiopisë

Banorët e rajonit Tigray të Etiopisë “po vuajnë nga mungesa ekstreme e ushqimit”, u tha në vlerësimin e ri të Programit për Ushqim të Kombeve të Bashkuara.

“Familjet po shterojnë të gjitha mjetet për të ushqyer vetveten, me tre të katërtën e popullsisë që po përdor strategji ekstreme për të mbijetuar”, tha ky program në raportin e publikuar të premten.

Në raport u tha se shumica e banorëve po varen vetëm nga një vakt në ditë. OKB-ja u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftën në Etiopi që të pajtohen për një armëpushim humanitar “dhe zyrtarisht të pajtohen për hapjen e korridoreve të transportit” të ndihmës.

OKB-ja tha se asnjë konvoj me ndihma nuk ka hyrë në rajonin Tigray që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar. Në këtë rajon jetojnë afro gjashtë milionë persona.

Qeveria e Etiopisë po refuzon që të lejojë që ndihma të shkojë në rajonin Tigray pasi ka frikë se ajo mund të bijnë në dorën e forcave me të cilat po lufton.

Që prej nëntorit të vitit 2020, forcat që dikur dominon qeverinë kombëtare po luftojnë kundër qeverisë aktuale të kryeministrit, Abiy Ahmed.

Në javët e fundit, forcat në Tigray janë tërhequr në këtë rajon pasi tentuan që të avanconin drejt kryeqytetit Addis Ababa./rel/

Më Shumë

Rahoveci fiton ndeshjen në tavolinë

Dueli i së premtes së kaluar, ku u takuan dy skuadrat tashmë që kanë rënë nga Liga e Parë dhe stinorin tjetër do të...

Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon”

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hapur edicioni i 24-të i festivali folklorik “Anadrinia jehon”, festival ky i cili tashmë ka fituar një profil të...

Lajmet e Fundit