15.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Oleksandr Usyk tërhiqet nga meçi me Tyson Furyn

Oleksandr Usyk është tërhequr nga bisedimet me Tyson Furyn për një luftë për kampionin e padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë të boksit.

Lufta ishte caktuar për 29 prill në Stadiumin Wembley në Londër dhe Usyk ishte pajtuar që fitimet të ndaheshin 70/30 në të mirë të Furyt.

Boks / Fury – Usyk: ‘Arrihet’ marrëveshja për meçin e madh
Por kërkesat për një rimeç të menjëhershëm bënë që bisedimet të ngecnin.

Kampioni i WBC-së Fury ishte kundër një klauzole për rimeç, derisa ekipi i Usyk tha se bënë gjithçka në dorën e tyre që lufta të ndodhte.

Gjatë fundjavës, ekipi i Furyt mendonte se marrëveshja ishte arritur plotësisht dhe madje po përgatiste për një komunikatë zyrtare.

Bashkëpromotori i Furyt, Frank Warren, shkroi në Twitter të dielën se lajmi se lufta të ndodhte ishte i pashmangshëm, por të hënën dy ekipet u fjalosën për klauzolën e rimeçit.

Boks / Usyk kapet me Furyn: O barkmadh lakmitar
Usyk, 36 vjeç, i cili është kampion i WBA, IBF dhe WBO, dëshiron ta ketë një klauzolë për rimeç në marrëveshje, sikur britaniku Anthony Joshua kur u përball me të në vitin 2021.

Joshuas iu dha mundësia ta rifitonte titullin në Arabinë Saudite dhe Usyk dëshiron ta ketë mundësinë e njëjtë nëse mposhtet.

Fury ndien se rimeçi është i panevojshëm, duke besuar se titujt e kategorisë së rënë mund të ndahen pasi të ketë përfunduar lufta për kampionin e padiskutueshëm të botës.

Bota nuk ka pasur kampion të padiskutueshëm në kategorinë e rënë që prej vitit 1999 kur Lennox Lewis e mposhti Evander Holyfieldin – ndërsa në epokën e katër divizioneve nuk ka pasur kurrë kampion që i ka mbajtur të gjithë katër brezat.

Më Shumë

Prizrenasit festojnë për fitoren e Erdoganit (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të vendit. E ky lajm duket se i ka gëzuar disa qytetarë...

Shqipe Kastrati dhe Fedi vijnë me “Dy tre javë në vit”, kjo është kënga më e bukur që e keni dëgjuar

“Dy tre javë në vit” është projekti më i ri muzikor i këngëtares së madhe Shqipe Kastrati në bashkëpunim me Fedin. Këngëtarja e mirënjohur e...

Lajmet e Fundit