Opozita akuzon Haskukën për nepotizëm

Publikimi i njoftimit për kandidatët më të suksesshëm lidhur me procedurat e rekrutimit për angazhimin e nëpunësve për shërbime të veçanta, përkatësisht bashkëpunëtorëve profesionalë për regjistrimin e tatimit në pronë dhe atyre për zhvillimin e projekteve kulturore e rinore ka ngjallur reagimin e opozitarëve në Prizren.

Përfaqësuesit e subjekteve më të mëdha opozitare në Kuvendin e Komunës kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për nepotizëm respektivisht punësimin e vajzës së axhës. Sipas tyre, në këtë rast pos familjares së kryetarit janë punësuar edhe militantët partiakë, shkruan sot Koha Ditore.

Shefi i këshilltarëve të AAK-së në KK-në e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka ironizuar duke thënë se Haskuka po e lufton nepotizmin me punësimin e familjarëve të tij.

“Luftën e premtuar kundër nepotizmit Mytaher Hakuka e nis me punësimin e vajzës së axhës së tij”, ka thënë Baldedaj.

Sipas tij, Mytaher Haskuka që gjatë fushatës paraelektorale është paraqitur si ‘engjëll’ tashmë ka filluar që t’i shpalosë qëllimet ‘djallëzore’ të tij.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit