7.5 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Opozita s’ka numra për seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Kosoves14-08Për shkak të mungesës së numrave partitë opozitare nuk do të mund të thirrin seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka dëshmuar edhe iniciative e grupit parlamentar e AAK-së për të debatuar për çështjen e migrimit ilegal, e cila i ka mbledhur gjithsejtë 35 nënshkrime.

Përderisa për një seancë të jashtëzakonshme kërkohen dyzet vota (nënshkrime), partitë opozitare i kanë tridhjetë e tri sosh.

Monitoruesi i punës së Kuvendit nga KDI-ja, Driton Selmanaj, ka thënë për “Epokën e re”, se mungesa e numrave do t’i krijojë telashe opozitës për ta luajtur rolin e saj gjatë kësaj legjislature.

“Në Kosovë kemi një opozitë të dobët sa iu përket numrave dhe roli i sa mund të jetë më shumë pikëpyetje në monitorimin ose në mbikëqyrjen e Qeverisë së Kosovës. Për demokracinë ky nuk është lajm i mirë sepse opozita konstruktive është ajo e cila realisht tregon për nivelin e demokracisë në një vend. Meqë dy partitë më të mëdha e qeverisin vendin, pra kanë shumicë absolute, do ta lënë në hije bllokun e partive opozitare. Kjo është e dëmshme për demokracinë”, ka thënë Selmanaj.

Më Shumë

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit