10.9 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Orhan ef Bislimaj: Magjia shkatërrohet me Kuran

Sekretari i KBI në Prizren, Mr. Orhan ef Bislimaj, ka komentuar veprimin e dy vajzave, të cilat u kapën duke bërë magji para një shtëpie në këtë qytet.

” Sipas këndvështrimit islam, magjia është realitet që nuk mund të mohohet dhe si fenomen e ka shoqëruar njeriun që nga antikiteti i thellë. Kurani përmend se në të kaluarën e hershme, magjia ka qenë shumë e shprehur ndër njerëz. Për shembull, në kohën e hazreti Musait a.s., përmenden magjistarët e oborrit mbretëror të Faraonit që kanë qenë më të shquarit e kohës. Ata, përveç të tjerash, janë shfrytëzuar për të mbajtur nën kontroll turmat e njerëzve. Magjistarët, nëpërmjet trukeve magjike, para shoqërisë janë dukur si njerëz të mbinatyrshëm, prandaj njerëzit u janë nënshtruar dhe u kanë besuar si të tillë” thotë Bislimaj duke theksuar se magjia është e ndaluar.

“Në Kuran, në kaptinën El-Bekare, 102, Zoti i Madhërishëm përmend një popull në kohën e hazreti Sylejmanit a.s, që e kanë lënë anash shpalljen hyjnore dhe e kanë ndjekur rrugën e djallit. Në vazhdim, të këtij ajeti, Krijuesi thotë: “Por, Sylejmani nuk ishte i pafe, por djajtë ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë.

” Që do të thotë, se magjia si akt është vepër e djallit dhe është e ndaluar rreptësisht. Edhe Pejgamberi a.s. në shumë thënie të tij, magjinë e konsideron si një mëkat të madh, për të cilin parashihen sanksione të ashpra në këtë botë dhe në botën tjetër” thekson ai.
Bislimaj përmend dy formë të prishjes së magjisë.

“Sipas fesë Islame, magjia duhet të prishet vetëm me Kuran dhe Sunet. Personi që është prekur me magji, i nënshtrohet trajtimit profesional, nga hoxha kompetent,e që kjo njihet si “rukje sherijje”. Bile, është interesant, që, pikërisht ky aspekt,e bën Kuranin madhështor dhe libër që nuk ka asnjë dyshim se është Fjalë e Allahut. Sepse, nëpërmjet Kurani shkatërrohet magjia,e këtë veçori nuk e ka asnjë libër tjetër. Pra, krahas të keqes së magjisë, Allahu e ka mësuar njeriun edhe për shkatërrimin e saj nëpërmjet mënyrës së ligjshme, pa asnjë pasojë; dhe . Prishja e magjisë me një magji më të fortë. Kjo formë është ndaluar rreptësisht, sepse personi që e zhvillon këtë procedurë, bashkëpunon me djajtë,e ata, nuk i ofrojnë shërbim, gjersa ky nuk bashkëpunon ngushtë edhe për shumë të këqija të tjera. Prandaj, kjo është rreptësishtë e ndaluar, sepse ky magjistar, supozojmë se mund ta prishë këtë magji, por,në ndërkohë do të jetë i detyruar prej djajve për të kryer edhe shumë magji të tjera, duke bërë të këqija ndër njerëz”, shpjegon për “Kosova Sot” Mr. Bislimaj.

Më Shumë

Halil Çadraku përfundon dëshminë në Hagë, Prokuroria pushon hetimet ndaj tij

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar hetimet ndaj Halil Çadrakut dhe kjo është bërë e ditur sot nga përfaqësuesi i tij, avokati Arianit...

Moti sot: Me vranësira dhe diell, temperaturat deri në 10 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.   Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat më të fokusuara...

Lajmet e Fundit