13.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Osmani për “BBC”-në: Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzimin e situatës në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë intervistë për BBC-në, ku ka folur për tensionet në veri të vendit.

Ajo ka thënë se Serbia po ndihmohet nga Rusia për përshkallëzimin e situatës në Kosovë.

“Tensionet për përshkallëzohen. Megjithatë, ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe e nxitu nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti”.

“Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ara janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka thënë se edhe nëpërmjet reciprocitetit të aplikuar po respektohen marrëveshjet e arritura ndërmjet dy palëve në Bruksel.

Më tutje, ajo ka thënë se Kosova është pala konstruktive në dialog dhe se nuk është larguar asnjëherë nga dialogu.

E pyetur nëse Kosova rrezikon të kthehet në një Ukrainë të dytë, presidentja Osmani ka thënë se po sigurohen që të mos ndodh një skenar i këtillë.

Më Shumë

Mbahen “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Hasit – zbulohet shtatorja e Pjetër Bogdanit

Në Zym të Hasit sot u zhvillua edicioni i 54-të i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili i kushtohet jetës dhe veprës së...

Prizrenasit fitojnë derbin në Mitrovicë

Bashkimi fitoi derbin e xhiros së tretë të ProCredit Superligës, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 79:93 (18:19, 18:33, 19:18, 24:23). Çerekun e parë...

Lajmet e Fundit