19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Osmani për liderët e partive: Kishin qëndrime të ndryshme, por pati një disponim minimal

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka përgëzuar liderët politikë që ishin pjesë e takimit të thirrur nga e para e shtetit për siç tha, qasjen konstruktive që kishin.

Osmani tha se ndonëse kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërmuese të temave, ekziston një disponim minimal për të dalë nga kriza.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

“Dua t’i përgëzojë liderët për qasjen konstruktive përgjatë këtij takimi, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërmuese të temave. Pra, në qoftë se mund ta them, ekziston një disponim minimal që jam e bindur se do të rritet me kalimin e kohës”, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Osmani tha se ky ishte vetëm takimi i parë dhe nëse shihet e nevojshme do t’i ftojë në takim liderët e partive individualisht, për të vazhduar më tej me formate të tjera.

“Çfarë kam përmendur gjatë takimit është që disa prej pasojave me të cilat po ballafaqohet vendi me moskonstituimin është zvarritja e panevojshme e procesit të disbursimit të mjeteve financiare nga Plani i Rritjes së BE-së, diku afro 900 milionë euro do të ishte përfitimi i Kosovës, nëse Kuvendi do ta ratifikonte marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së. Disbursimi i parë është në vlerë 61.2 milionë, kurse përfitimi total shkon afro 900 milionë”, tha ajo.

Marketing

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha. Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh...

Magjia e dritës

Sahit F. Osmani Të kam në zemër si nuk e kupton Jam i rrethuar nga vetë dashuria E vërteta është shpirt që s'mëkaton Të keqen e largon nga...

Lajmet e Fundit