15.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

Para votimit për Presidentin, Kurti e nxjerr për votim ligjin e ri për zgjedhje?

Sot gjatë ditës pritet që të votohet për presidentin e ri të Kosovës, pasi që kanë mbetur tashmë edhe tre ditë kur përfundon afati për votimin e një personi në karrigen më të rëndësishme të shtetit. Vetëvendosje që ka mbledhur tashmë nënshkrimet e 40 deputetëve për seancë të re, pritet që para se të thirret e njëjta ta votojë edhe për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, merr vesh Gazeta Express.

Njëri nga premtimet kryesore të dyshes fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ai për ndryshimin e ligjit për zgjedhje.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kishin thënë se posa të merrnin pushtetin, do të siguroheshin që të bëheshin ndryshimet e nevojshme në këtë ligj.

E një gjë e tillë pritet të ndodhë sot gjatë ditës, e madje para seancës që pritet të thirret për votimin e Vjosa Osmanit presidente.

Express merr vesh se Vetëvendosje e ka inicuar një projektligj për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Kryesia e Kuvendit ende nuk ka vendosur për një seancë të re, e deri më tani ende nuk është saktësuar ora e saktë kur do të thirret e njëjta.

Një seancë e Kuvendit është mbajtur sot me fillim nga ora 10:00, ku është bërë betimi i deputetëve të rinj, e ka pasur edhe debat në mes të pozitës dhe opozitës.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje në lidhje me votimin e mërgatës sonë në ambasada dhe konsullata”, kishte qenë një nga premtimet kryesore të LVV-së dhe Listës “GUXO”./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Haradinaj u propozon deputetëve: Të shkojmë në mocion për të shkarkuar Qeverinë Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti është sinonim i “poshtërimit deri në pabesi”. Haradinaj...

120 të vdekur dhe 850 të plagosur në Indi, pas një përplasjeje mes dy trenave

Më shumë se 120 persona kanë mbetur të vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje mes dy trenave në shtetin lindor...

Lajmet e Fundit