6.5 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Komuna e Prizrenit mbështet 600 familje për rregullimin e kushteve të banimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi sot kanë vizituar familjet përfituese të projektit “Ndërtimi i 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë 2020”.

Me këtë rast kryetari Haskuka deklaroi se “Këtë projekt kemi filluar për herë të parë në vitin 2018, ku para mandatit tonë, familjeve iu janë dhënë vetëm materialet ndërtimore, të cilët në shumë raste nuk kanë arritur që t’i ndërtojnë këto shtëpi.

Firma “Lona Al- Plast” në Prizren shpall konkurs për vende të lira të punës

Duke e parë këtë gjendje, kemi rritur mbështetjen dhe në vend se të japim materiale ndërtimore kemi vendosur që t’ua ndërtojmë shtëpitë në hapësirë prej rreth 80m2, për familje në lagje dhe fshatra të ndryshme, që jetojnë në kushte të vështira të banimit.

Në 3 vitet e para kemi ndërtuar 80 shtëpi nga ky projekt, ndërkaq edhe sivjet do të fillojmë ndërtimin e 30 shtëpive të tjera, pas përfundimit të procedurave vlerësuese të thirrjes publike”.

Përveç kësaj, Komuna e Prizrenit për herë të parë ka lidhur edhe marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 50 shtëpive në formën “Çelësa në dorë”, ndërkaq me këtë projekt sivjet do përfitojnë edhe 20 familje të tjera në nevojë.

Pra me gjithë këto projekte, gjatë 4 viteve të mandatit të kryetarit Haskuka, Komuna e Prizrenit do të ndërtojë së paku 180 shtëpi.

Kryetari Haskuka me këtë rast njoftoi se këto nuk janë të vetmet projekte që janë realizuar për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë. Me dy projekte të tjera të DPMS-së, ato të renovimit të shtëpive dhe meremetimit të kulmeve janë rregulluar dyert, dritaret, sanitaritë dhe kulmet e 196 shtëpive, ndërkaq sivjet do të vazhdojnë punimet edhe për rreth 80 shtëpi të familjeve që kanë probleme të banimit.

Përveç tyre edhe nëpërmjet Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Komuna e Prizrenit ka ndarë materiale ndërtimore për 94 familje të komuniteteve, ndërkaq sivjet edhe rreth 40 familje të tjera do të jenë përfituese nga ky projekt.

Së fundi kryetari Haskuka vuri në dukje se Komuna e Prizrenit, si asnjëherë më parë, është pranë qytetarëve që kanë nevojë!

Më Shumë

Rrëzohet në vendin e tij të punës një punëtor i ndërtimtarisë në Suharekë

Një rast tjetër i lëndimit në punë është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kësaj radhe në Suharekë. Gazeta Sinjali mëson se një...

Nagavci paralajmëron largimin e notave për nxënësit e klasave 1 deri në 5

  Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka në plan që të largojë notimin e nxënësve me nota...

ATK’ja ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovs ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mos-bllokimi i llogarive bankare të tyre do të...

Ngrihet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Arsimit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër drejtoreshës së Arsimit në këtë komunë, Xhemile Thaçi-Vezgishi, për mosdeklarim të pasurisë. Siç thuhet në njoftim për media,...

Rrahet një maroken në Prizren

Një shtetas nga Maroku ka kërkuar tretman mjekësor pasi është sulmuar nga dy persona të panjohur. Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur...

Rojtari i fabrikës gjendet i vdekur në një barakë në Rahovec

Policia e Gjakovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në një barakë në Rahovec. Zëdhënësi Nysret Xhurkaj, ka treguar se sot rreth...

14 të vdekur nga COVID-19, në mesin e tyre 2 janë të Prizrenit

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Në...

Hoti, futbollisti që synon ligat e forta dhe është mes Kosovës e Shqipërisë

Florent Hoti u lind në qytetin e Manchesterit nga prindër shqiptarë nga Kosova e Shqipëria. Hoti ka shumë rrugë për të zgjedhur kur vjen...

Muharremaj: Në zgjedhjet e tetorit do të fitojë sërish bindshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se vaksinimi kundër COVID-19 atje ka filluar nga java e kaluar. “Përparësi në vaksinim kanë punëtorët...

BIK-u: Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë...

AAK reagon për mbylljen e zyrës në Prizren: Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas mbylljen e zyrës së AAK-së në Prizren. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, AAK ka theksuar...

Në Suharekë nuk ndalen dasmat, policia ndalon tri ahengje

Më 11 prill 2021, policia në Suharekë ka bërë të ditur se ka marrë informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare...

Shaqir Hoti – emblema e muzikës shqipe

Si meastro të muzikës e njohën të gjithë Bacën Shaqë. Ka pak muzikantë vendorë zhanresh të ndryshme që s’kanë bashkëpunuar me të. U bë...

Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 8 dëshmorëve...

Mourinho largohet nga Tottenham, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit anglez

Pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon, Tottenham Hotspur pritet të ndajë rrugët me Jose Mourinhon. Humbja nga Manchester United në Premier Ligë duket sikur i dha...

Berisha pas arrestimit të tre personave për tenderin milionësh: Arrestoni hajnat e vërtetë, jo vetëm bashkëpuntorët

Zafir Berisha nga Nisma ka reaguar pas arrestimit të tre personave të një operatori ekonomik që dyshohet se morën tender mbi një milionë euro...

Lajmet e Fundit