3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Paraburgim për të dyshuarin që tentoi të shiste kokainë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti ka caktuar 30 ditw paraburgim  të dyshuarit P.M. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

” Ekziston dyshimi i bazuar se P.M pa autorizim me datë 16 korrik, në orët e mesnatës (me të bashkëpandehurin i cili është në arrati), ishin duke përgatitur – ndarë nëpër qese plastike sasinë e substancës së dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, me qëllim që të njëjtën pastaj ta shesin nëpër qytet”, njofton gjykata e Prizrenit.

“Pas arrestimit të të pandehurit gjatë kontrollit në banesë dhe objekte policia ka gjetur një qese plastike ngjyrë e bardhë ku brenda saj ishin 43 qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, në peshë prej 57.40 gr. Dy peshore elektronike me mbishkrimet “Digital Pocket Scale”, “Muhler” dhe një peshore elektronike në formë të çelësit. Njëmbëdhjetë qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “Kokainë”, në peshë prej 5.44 gr. Në një kuti metalike kishte të fshehur substancën e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, në peshë prej 50.49 gramë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nait Hasani për Andin Hotin: Nëse PDK qëndron në sallë e votoj, nëse jo nuk rri as unë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën për president nga VV-ja, që pritet të jetë Andin Hoti. Hasani ka thënë se nuk është kontaktuar...

Jalen Riley – përforcimi i ri i Bashkimit

KB Bashkimi ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për fazën përfundimtare të stinorit, duke prezantuar basketbollistin amerikan Jalen Riley. Playmaker-i 182 cm i gjatë, i...

Lajmet e Fundit