Paraguaiani pesë vjeçar kollitej pa ndërprerë – zbulohet se në mushkëri kishte një objekt metalik

Një djalë të ri iu hoq një sustë metalike nga mushkëritë e tij, të cilën e kishte në trup gjatë tre muajve të fundit.

Paraguaiani pesë vjeçar vuante nga një kollë i vazhdueshëm që nga dhjetori i vitit të kaluar para se prindërit të vendosnin ta dërgonin te mjekët.

Ndërsa po kryenin kontrolle të gjera për të kërkuar shkakun e kollitjes së pandërprerë, mjekët u shtangën kur gjetën një objekt metalik në mushkërinë e majtë të djalit.

Djali u trajtua fillimisht në Spitalin Rajonal, De Villarrica dhe më pas u transferua për trajtim urgjent në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve të Frymëmarrjes.

I riu tani thuhet se është në një gjendje të mirë shëndetësore pasi mjekët ia hoqën me sukses objektin metalik, raporton themirror.

Dr Carlos Morinigo tha se procedura ishte e ndërlikuar pasi susta metalike kishte qëndruar në mushkëritë e djalit për një kohë relativisht të gjatë, si dhe dëmet që kishte shkaktuar gjatë asaj periudhe.

Ai gjithashtu u kujtoi prindërve që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e vegjël, duke shtuar se ata duhet t’i dërgojnë gjithmonë tek mjeku nëse shfaqin një problem të vazhdueshëm. /Telegrafi/

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit