9.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren subvencionohet me 2 milionë euro

Sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP).

Kjo marrëveshje u nënshkruar nga ministri Blerim Kuçi dhe përfaqësuesi i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit, Muhamed Rexhepi. Vlera e kësaj marrëveshje është 2 milionë euro, si subvencion vetëm për vitin 2020. Buxheti për subvencionimin e këtij parku do të vazhdojë edhe viteve tjera në vijim.

ITP është projekt i përbashkët mes Kosovës dhe Gjermanisë, që ka për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, duke u shndërruar në një çerdhe të bizneseve vendore dhe ndërkombëtare.

Sektorët kryesorë që zhvillohen brenda ITP-së janë: Teknologjia Informative, Bujqësia dhe Përpunim i Ushqimit, Industritë kreative e kulturore dhe Trajnimet profesionale. Tash për tash parku është i hapur dhe bizneset janë duke aplikuar për t’u bërë pjesë e ITP-së.

Gjithashtu brenda këtij parku do të funksionojë edhe Qendra e Ekselencës Digjitale, si projekt i veçantë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit

Më Shumë

Ndotje e ambientit në Landovicë, reagojnë banorët|Video

Landovica e Prizrenit, e ka deponinë rajonale të mbeturinave sipër fshatit. Ndotja e ambientit dhe ujërave që shkakton kjo deponi e legalizuar, vazhdon të...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Lajmet e Fundit