13.9 C
Prizren
E premte, 10 Shtator, 2021

Pas bukës, rriten çmimet edhe në kafe e restorante

Të ulesh në kafe apo të drekosh në një restorant tashmë kushton më shtrenjtë. INSTAT bëri të ditur se indeksi i Çmimeve të konsumit, kafe – restorante (catering), në gusht ishte 101.3, ose rreth 1.3% më e lartë se në dhjetor 2020, që shërben dhe si referencë e këtij indeksi (dhjetor 2020=100).

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që kur raportohet kjo e dhënë nga INSTAT. Rritja ka filluar që në muajt e parë të vitit, por është përshpejtuar më tej gjatë verës. Në shumë bare çmimi i kafesë është rritur me 10 lekë, duke variuar në 90 apo 100 lekë, ndërsa ende ka bare që e kanë ruajtur çmimin në 80 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se një nga arsyet lidhet me shtrenjtimin e kafesë në tregjet ndërkombëtare. Kontratat e të ardhmes për kafenë robusta, e cila përdoret shpesh për të bërë ekspres, në fund të gushtit arritën deri në 2,024 dollarë për ton, niveli i tyre më i lartë në katër vitet e fundit. Analistët citojnë si shkaqet kryesore motin e keq në Brazil, si dhe kufizimet e Covid-19 në Vietnam. Brazili, që është prodhuesi më i madh i kafesë në botë u godit nga një thatësirë ??e keqe këtë vit dhe u pasua nga ngrica, e cila ka dëmtuar seriozisht bimën e kafesë në vend, sipas CNN.

Biznesi i bareve dhe restoranteve ishte ndër më të goditurit nga karantina dhe pandemia dhe ende vijon të vuajë pasojat e saj. Të dhënat të tjera të INSTAT për indeksin e vlerës së bareve e restoranteve tregojnë se në tremujorin e parë 2021, konsumi në bare e restorante ishte rreth 6% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë (kur sapo kishte filluar pandemia e Covid-19) dhe 10% më pak se në janar-mars 2019, kur gjithçka ishte në normalitet dhe biznesi i bareve e restoranteve shënoi vitin më të mirë historik.

“Sektori ende nuk e ka marrë veten nga pandemia dhe nuk besoj se do të arrijë të rikuperohet para vitit 2022. Për të arritur nivelin e vitit 2019 duhet të presim pranverën e vitit 2023. Hapja e kufijve dhe largimi i shqiptarëve jashtë për pushimet e verës (pothuajse kishin dy vjet pa lëvizur) ishte një tjetër faktor që ndikoi në mosarritjen e nivelit të frekuentimit si para krizës”.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve thotë se pavarësisht se ka pasur rritje të frekuentimit të bareve dhe restoranteve, sidomos në muajt e verës, shpenzimet e një familje në restorant kanë qenë të ulëta. Sipas tij, pandemia ndikoi edhe për të vendosur një rregull të ri tek konsumatori, pasi ata u mësuan të porosisin nga shtëpia dhe bizneset në Shqipëri nuk ishin gati për paketime.

Kafeja është një ndër argëtimet më të preferuara të shqiptarëve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), të cilat përbëjnë rreth 15.4% të subjekteve private në Shqipëri.

Në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona në 2019-n, sipas INSTAT, gati 10% e totalit të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor.

Të ardhurat e bareve e restoranteve, apo shpenzimet e shqiptarëve, arritën një nivel rekord në 2019-n prej 51.8 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro, ose 150 euro/frymë. Sipas INSTAT, në krahasim me 5 apo 6 vjet më parë, shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar.

Më Shumë

Zyrtari i AUV-it dyshohet se i lajmëronte bizneset që punonin jashtë orarit për operacionet e policisë në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i AVU-it, dyshohet se i ka lajmëruar bizneset, të cilat ishin duke punuar jashtë orarit...

Peci: Këtë viti do t’i mbështesim bujqit me 50 milionë €, borxhet ishin 40 milionë €

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka bër dhpalljen e Programit të Pagesave Direkte për fermerët në vlerë prej 50 milionë euro, për vitin 2021,...

Quni: Qendra Sportive “Sezair Surroi” në Prizren është ngulfatur nga gërmadhat

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar sot Qendrën Sportive "Sezair Surroi" të këtij qyteti. “Si në shumë dështime të tjera,...

Ronaldo hyn në librin e rekordeve “Guinness”

Transferi më i ri i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka hyrë në librin e rekordeve. Ronaldo me golat e shënuara me Portugalinë në ndeshjen kundër...

Vetëm për mosrespektim të masave anti-Covid, mbi 2 300 gjoba

Gjatë 24 orëve janë shqiptuar 2.358 raste për mosrespektim të masave anti-Covid nga Policia e Kosovës. Sipas të dhënave janë shqiptuar 1.137 tiketa për kundërvajtje...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, policia i gjeti 120 thasë miell pa dokumentacion

Policia e Kosovës në Vërmicë gjatë patrullimit, kishte ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull...

Ngjarja e planifikuar për sot në Prizren

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Bjeshkatarëve të Sharrit dhe Parlamentin Studentor të Universitetit të Prizrenit, organizojnë marshin Shtigjet e Lirisë “Agim...

Shkon në 14 numri i viktimave në Tetovë

Numri i viktimave nga zjarri në spitalin për COVID në Tetovë ka shkuar në 14. Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për media,...

28 të vdekur dhe 920 raste të reja me koronavirus

28 persona kanë vdekur dhe 920 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton MSH, Ndërkohë mbi 1...

MSh-ja njofton se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të dielën

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave meqë theksojnë se nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka...

Demi Rose i vë flakën rrjeteve sociale

Modelja e famshme britanike Demi Rose rrëmben sërish vëmendjen e fansave të saj, duke i mbajtur të larta temperaturat në Instagram edhe pse këto...

SBASHK-u të gatshëm që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por thotë se vendimin e merr Qeveria

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, viti i ri shkollor ishte shtyrë për datën 13 shtator, por deri tani ende nuk...

Prizren, shtyhet afati për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën e bizneseve

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa njofton të gjitha bizneset e Komunës së Prizrenit që është shtyrë afati për të përfituar nga vendimi i faljes...

Ky është numri i pacientëve me Covid të shtrirë në spitalin e Prizrenit

1233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të...

24 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe...

“Kali i Trojës”, ilaçi që do të mbysë qelizat e kancerit

Studiuesit në Universitetin e Edinburgut kanë gjetur një mënyrë interesante për të bartur një ilaç direkt në qelizat e kancerit, pra, vetëm në qelizat...

Lajmet e Fundit