9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Pas deklaratave të Putinit, fillon ikja masive e rusëve – biletat e aeroplanëve për t’u larguar nga Moska janë shitur të gjitha

Shumë qytetarë rusë po bëjnë të pamundurën që të largohen nga vendi, pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm.

Në eskalimin më të madh të luftës në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, Putin në mënyrë eksplicite ka kërcënuar botën dhe ka bërë thirrje për inkuadrimin e 300 mijë rezervistëve, që po konsiderohet si mobilizimi i parë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Kërkesat e shumta për bileta aeroplani për një drejtim janë rritur dukshëm pas fjalimit të Putinit, i cili nuk hezitoi që haptazi të mbështet edhe referendumet në rajonet që kontrollohen nga separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Të dhënat e Google tregojnë se një familje treanëtarëshe është detyruar të ndajë 44 mijë funte, që sot të arrin deri në Johanesburg, gjatë një udhëtimi 45 orësh.

Reklama

Fluturimet direkte nga Moska në drejtim të Stambollit të Turqisë dhe Jerevan të Arminsë, që të dy këto destinacione u mundësojnë rusëve hyrjen pa viza.

Pra të gjitha biletat janë shitur sipas Aviasales, ueb-faqes më të njohur ruse për blerjen e biletave të aeroplanëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dheu e bllokim rrugësh në Prizren

Reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar dëme në Prizren dhe në disa fshatra të komunës. Përveç dëmeve në shtëpi dhe biznese, janë shënuar edhe...

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Lajmet e Fundit