-2.5 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Pas shiut vjen bora, IHMK: Nga nesër ulje e temperaturave, rrezik nga ngricat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të jetë ndryshim të theksuar të kushteve meteroligjike, ulje të temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga ngricat.

Në njoftim thuhet se gjatë orëve të para të ditës së enjte, reshjet ekzistuese të shiut pritet të kalojnë gradualisht në reshje bore.

“Pas reshjeve të dendura të shiut që gjatë tri ditëve të fundit kanë përfshirë kryesisht territorin e Rrafshit të Dukagjinit dhe në intensitet disi më të ulët edhe Rrafshin e Kosovës, gjatë natës së sontme pritet një ndryshim gradual i kushteve meteorologjike në vend. Sipas analizave sinoptike dhe vëzhgimeve aktuale meteorologjike, presioni atmosferik do të vazhdojë trendin e rënies, duke sinjalizuar afrimin dhe kalimin e një sistemi frontal aktiv mbi rajonin tonë”.

“Njëkohësisht, do të regjistrohet një ndryshim i dukshëm në drejtim dhe karakter të erës. Era, e cila gjatë ditës ka fryrë nga drejtimi juglindor, gjatë orëve të natës do të ndryshojë kahun në drejtim të veriut dhe veriperëndimit, duke favorizuar depërtimin e masave ajrore të ftohta me origjinë veriore. Ky proces do të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në të gjitha rajonet e Kosovës”.

“Si pasojë direkte e këtyre zhvillimeve atmosferike, gjatë orëve të para të ditës së enjte (pas mesnatës), reshjet ekzistuese të shiut pritet të kalojnë gradualisht në reshje bore. Fillimisht, reshje bore do të shfaqen në viset kodrinore dhe malore, ndërsa më pas, me avancimin e ajrit të ftohtë, bora pritet të përfshijë edhe viset e ulëta, duke krijuar shtresë bore edhe në zona fushore. Në viset malore, reshjet e borës tashmë janë të pranishme dhe në disa lokalitete po shënohen reshje të dendura, të cilat do të vazhdojnë edhe në orët dhe ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja ka njoftuar gjithashtu se temperaturat minimale do të shënojnë ulje të theksuar, duke zbritur nën vlerat zero gradë Celsius, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit.

“Kjo do të krijojë kushte të favorshme për formimin e ngricave në sipërfaqet rrugore, trotuare, ura dhe zona të ekspozuara ndaj lagështisë së lartë. Ngricat, të kombinuara me shtresat e borës dhe erërat e ftohta, pritet të ndikojnë negativisht në sigurinë e qarkullimit rrugor”.

“Vështirësi më të theksuara në komunikacion priten në rrugët malore, akset dytësore dhe zonat me reliev të thyer, ku mund të ketë rrëshqitje dhe ngrirje të shpejtë të sipërfaqeve rrugore. Për këtë arsye, autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve rekomandohen të jenë në gatishmëri të shtuar, ndërsa pjesëmarrësit në trafik këshillohen të përdorin pajisje dimërore, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet reale të rrugës”.

“Po ashtu, këto kushte meteorologjike mund të kenë ndikim edhe në sektorë të tjerë, si bujqësia, furnizimi me energji elektrike dhe aktivitetet e përditshme qytetare. Prandaj, qytetarët këshillohen të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe paralajmërimet zyrtare meteorologjike, si dhe të ndërmarrin masa parandaluese për mbrojtjen e pronës dhe sigurisë personale në ditët në vijim”, njofton IHMK-ja.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës

Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë mund të shihet edhe se cilët kandidatë për deputetë kanë arritur të sigurojnë ulëse për legjislaturën e radhës. Sipas...

Dhjetë dëshirat e mia për vitin 2026

Nga: Jonathan Hargreaves Viti 2025 ishte një vit i humbur për Kosovën. Viti 2026 është një mundësi për t’i siguruar si udhëheqësit politikë ashtu edhe ata...

Lajmet e Fundit