Pas zgjedhjeve, dialog me format të ri

Prishtine beogradKosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun në nivel kryeministrash edhe gjatë vitit 2014, por një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë me lehtësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton.

Burime diplomatike kanë shpjeguar për gazetën “Tribuna” se planifikohet që pas takimit të radhës së dy kryeministrave që do të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të konsolidohet Asociacioni-Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës, dhe të nisë faza përmbyllëse e këtij niveli të dialogut.

Sipas të njëjtave burime, funksionalizimi i asociacionit do të krijoj situatën e re në Kosovë ku do të vlerësohet se është adresuar problemi më i madh mes Kosovës e Serbisë, e që është ai i veriut.

Kësisoj do të hapet rruga që të dy vendet të nisin dhe të diskutojnë për bashkëjetesën me njëra- tjetrën në modelin e dy Gjermanive.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Lajmet e Fundit