2.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Pasardhësi i mundshëm i Putinit thotë se vendet e NATO-s janë palë në konflikt në Ukrainë

Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka pohuar se NATO është palë në luftën në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Patrushev, një ish-kreu i FSB-së, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë që nga viti 2008, dihet se është një mik i ngushtë i Vladimir Putin.

Ai ka akuzuar më parë Perëndimin për komplote të shumta, duke përfshirë “krijimin e një perandorie gënjeshtrash, që përfshin poshtërimin dhe shkatërrimin e Rusisë”, si pjesë e një plani të supozuar për “reduktimin e popullsisë së botës”.

Dhe disa vëzhgues të Rusisë e kanë cilësuar atë si një pasardhës të mundshëm të Putinit.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë pohuar se Rusia ka humbur 171,160 trupa në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Ky numër përfshin 610 viktima që dyshohet se kanë pësuar forcat ruse në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, Rusia ka humbur gjithashtu 3,595 tanke, 6,953 automjete luftarake të blinduara, 5,493 automjete dhe tanke karburanti, 2,638 sisteme artilerie, 523 sisteme raketash të shumëfishta, 277 sisteme të mbrojtjes ajrore, 305 aeroplanë, 291 helikopterë, 2216 dronë dhe 18 varka. /Telegrafi/

Më Shumë

Vrasje në tentativë në një lokal në Malishevë, plagoset me armë zjarri një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Malishevë. Rasti ka ndodhur të premten në ora 03:25. “Është raportuar se...

Sigal Prishtina triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit

Sigal Prishtina u rikthye te fitoret, duke triumfuar në Prizren ndaj Proton Cable Prizrenit 85:101 (24:18, 20:30, 23:25, 18:28), në javën e 15-të të...

Lajmet e Fundit