6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Pasi që PDK doli nga salla, Opozita kthehet në Parlament

Flora Brovina-kuvend

Pasi Flora Brovina e ka ndeprere seancen ne mungese kuorumi dhe deputet e PDK kane leshuar seancen, partite tjera jane rikthyer. Ende nuk dihet se kush do ta udheheq seancen, ndonese vendin e saj e la zene Teuta Rugova. Tash ne seance jane kthyer edhe deputete e VV.
Aktualiisht ne seance jane 66 deputete dhe pritet te rinise seanca.

Vendin e Flora Brovines e ka zene Teuta Rugova.

 

Bllokohet puna në Kuvendin e Kosovës

Është rikthyer në sallë për ta udhëhequr seancën, Flora Brovina e cila sërish po kërkon pauzë dhe konsultime, megjithatë deputetët e “Bllokut” dhe të Vetëvendosjes nuk po largohen nga salla. Vjosa Osmani e LDK-së, po i kërkon asaj që të largohet nga ulësja dhe të vij dikush tjetër për udhëheqje.

“Nuk e kam dëshiruar këtë pozitë”, thotë Brovina duke debatuar me Vjosa Osmanin. “Dua patjetër pauzë. Pauzë deri në ora 1:00”, ka thënë ajo.

Më Shumë

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit