22.3 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

PDK favorizon Kuçin për kryeparlamentar

Kuci-hajredin5-30Pas lëshimit pe të Bllokut që PDK-së t’i takojë kryetari i Kuvendit, duket se krerët e kësaj partie kanë vendosur të mos shkojnë me të njëjtin kandidat për të parin e Kuvendit- pra Arsim Bajramin.

Gazeta Blic mëson se krerët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe kadri Veseli janë duke u hamendur që për këtë post ta nominojnë Hajredin Kuçin, i cili do të duhej të jetë më i pranueshëm,sesa Arsim Bajrami, pasi që ky i fundit pos faktit që herën e kaluar nuk i mori votat në të njejtën kohë nuk do të ishte edhe aq fleksibil në procesin e dytë- atë të formimit të Qeverisë për të cilën Thaçi i ka dy javë afat.PDK-ja përndryshe është duke insistuar që para se të thirret seanca të shkohet tek Presidentja dhe të merren vesh në pako me Bllokun. Por gjasat për këtë janë të barabarta me zero. Kjo për shkakun që si Thaçit ashtu edhe PDK-së u është bërë e qartë që zgjedhja e të parit të Kuvendit është proces më vete kundruall atij të formimit të Qeverisë.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic që PDK-ja ka kohë deri të martën të vendosë nëse do ta thërrasë vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit.

Ndryshe Blloku do të mund të procedojë me mbledhjen e nënshkrimeve dhe zëvendësimin e Flora Brovinës me deputeten më të re të Kuvendit, Teuta Rugovës. Mundësia për të shkuar edhe në zgjedhje është e barabartë me zero pa konstituim të Kuvendit të Kosovës. PDK do të ketë një periudhë tepër të vështirë javën që vjen pasi që të gjitha gjasat janë që kjo parti- me apo pa dëshirën e saj, deri në fund të nëntorit do të duhet ta dorëzojë qeverinë pasi që shumica parlamentare e Bllokut atë e ka vënë para aktit të kryer.

Në të gjitha këto rrethana duket që gjasat e Kuçit për kryeparlamentar janë shumë më të mëdha sesa të të paparashikueshmit Arsim Bajrami. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Një leksion nga Sarajeva

Shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë”, e cila nuk po lejohet të jepet në Prizren, u dha në Sarajevë – përkundër presonit të madh politik....

Në Suharekë forcohet bashkëpunimi kundër dhunës në sport

Në kuadër të planit të punës për vitin 2025, Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, në...

Lajmet e Fundit