2.3 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

PDK-ja largon afishet e LDK-së në Drenoc

LDK DrenocLidhja demokratike e Kosovës( LDK) në Malishevë, ka akuzuar PDK-në për heqjen e afisheve në fshatin Drenoc. “Në ditën e mbajtjes së tubimit të tyre në fshatin Drenoc kanë hequr posterat e kandidatit për kryetar të Komunës Salih Morina si dhe të kandidatit për Asamble Komunale nga radhët e LDK-së Durim Krasniqi”, thuhet ne reagim të LDK-së.

“Heqja e posterëve të LDK-së nga njerëzit e PDK-së tregon frikën e tyre për humbjen e sigurtë me 3 nëntor në Malishevë. Nëndega e LDK-së në Drenoc është më përgaditur se asnjëherë më parë që me 3 nëntor të dalë fituese në këtë fshatë”.
LDK-ja në Malishevë kërkon nga organet përgjegjëse që të marrin masa konkrete në pajtim me Ligjin për zgjedhjet lokale, në mënyrë që këto veprime të mos përseritën më në Malishevë./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Kastrati priti në Malishevë përgjegjësin e UNMIK-ut për rajonin Pejë–Prizren

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune përgjegjësin e Zyrës së UNMIK-ut për rajonin Pejë–Prizren, Lino Sciarra....

Ambasadori i Shqipërisë, Malaj ndan mirënjohje për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vizitoi të martën Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku ndau një...

Lajmet e Fundit