PDK-ja në Prizren, listën e kandidatëve për deputetë, do ta përpilojë me qytetarët

Lista e kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Kosovës, nuk do të përpilohet nga ‘njerëzit e ngushtë’ të PDK-së në Prizren.

Ajo, do të diskutohet me shoqërinë civile dhe me qytetarët.

“Dekada e Re’ me energjinë dhe përkushtimin e saj, do t’i konsultojë qytetarët e Prizrenit, grupet e interesit, shoqërinë civile dhe personalitetet e dëshmuara të Prizrenit, dhe shumë shpejtë do ta prezantojë listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës”, tregon zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Getoar Besimi.

“Lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së do të jetë zëri i vërtetë i qytetarëve të Prizrenit dhe demokratëve të Dekadës së re”.

Kosova shumë shpejt pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Zëdhënësi Getoar Besimi tha se PDK në Prizren, do të mobilizohet në zgjedhjet e ardhshme, shkruan “PrizrenPress”.

“Dega e PDK-së në Prizren, ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën u bisedua për zhvillimet e fundit në vend dhe u morën vendime për mobilizim, për të dëshmuar se Partia Demokratike është forca kryesore politike në Prizren”.

Në takim ka qenë prezent edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Ai kërkoi nga struktura e re e Degës së PDK-së në Prizren, e dalë nga zgjedhjet e fundit, mobilizim për një fitore të re bindëse të PDK-së, në Prizren dhe në gjithë Kosovën.

“Në këtë frymë me konsensus të plotë të të gjithë anëtarëve të kryesisë, Dega e PDK-së në Prizren themeloi trupat punuese për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme”.

“Emërues i përbashkët nga kjo mbledhje doli gatishmëria e fuqishme e kryesisë, për të bashkëpunuar ngushtë me qytetarët e Prizrenit, të cilët nga zhvillimet e fundit në qytetin e Prizrenit, po e konfirmojnë çdo ditë se PDK, përveç që është forca e parë politike në Prizren, është subjekti i vetëm politikë që i shtynë përpara proceset, në interes të qytetit të Prizrenit dhe të vendit”./PrizrenPess.com/

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit