PDK-ja në Prizren uron besimtarët për Kurban Bajram

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Dega e PDK-së në Prizren dhe kryetari i saj Shaqir Totaj, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit dhe më gjërë, me urimet më të përzemërta, që ditët që do të vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta.

“Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human”, thuhet në urim, transmeton PrizrenPress.

“Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Festa e Kurban Bajramit është: simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm, për afrim mes njerëzve”.

“Urime Kurban Bajramin!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Lajmet e Fundit