17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

PDK-LDK u krijua për tri qëllime të ndërkombëtarëve

Shpend Kursani-analistAnalisti Shpend Kursani, thotë se koalicioni PDK-LDK u arrit si i tillë nga ndërhyrjet e ashpra dhe të padrejta të disa misioneve diplomatike, në mënyrë që këto të fundit t’i arrijnë qëllimet apo prioritetet e tyre, që ai i përmend tri prej tyre.

Në një intervistë për Tribuna, Kursani thotë se ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ia futi virusin përçarës Bllokut paszgjedhor. “Kështu nëse dëshirojmë ta kërkojmë fajtorin në thelb, atëherë është Gjykata Kushtetuese”, thotë Kursani.

“Vlerësimi më i mirë i koalicionit PDK-LDK mund të bëhet nëse i vlerësojmë arsyet dhe qëllimet e krijimit të tij. Pra, pse u bë ky koalicion? Ky koalicion u krijua si i tillë nga ndërhyrjet e ashpra dhe të padrejta të disa misioneve diplomatike, në mënyrë që këto të fundit t’i arrijnë tri qëllimet apo prioritetet e tyre e të cilat janë: (1) vazhdimi sa më i shpejtë i negociatave me Serbinë, pra riaranzhimi i mëtutjeshëm i brendshëm i Kosovës; (2) themelimi e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pra krijimin e një nënshteti të Serbisë brenda Kosovës; dhe (3) krijimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte, pra gjykimin e të dyshuarve të UÇK-së për kryerjen e supozuar të krimeve kundër njerëzimit”, ka konstatuar Kursani.

Sipas tij, duke qenë se komuniteti ndërkombëtar e di që PDK-ja është subjekti më kompetent për kryerjen e këtyre obligimeve të dëmshme për Kosovën, është parë qysh në fillim që qeverisja e ardhshme do të jetë sërish me PDK-në.

“Bashkëngjitja e LDK-së u bë me ndërhyrje ndërkombëtare në mënyrë që të krijohet një koalicion aq i madh qeverisës sa do të mund ta ndryshojë edhe Kushtetutën. Kjo ishte e nevojshme për komunitetin ndërkombëtar pikërisht për shkak se prioritetet e tyre kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, dhe me gjasë nuk kanë kohë të presin për debate demokratike parlamentare kur vjen puna që të ndryshohet Kushtetuta për forcimin e Serbisë brenda Kosovës. Andaj mund të konkludoj që ky koalicion qeverisës është për prioritete të huaja e jo për prioritete të Kosovës, të cilat tashmë shihet qartë që janë në shpërputhje të madhe”, ka konsideruar Kursani.

Më Shumë

Çikat e Bashkimit dominojnë ndaj Pejës 03 në finalen e tretë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës 03 me rezultat 91:67, në ndeshjen e tretë të finales së Play-Off-it në Superligën e Femrave, raporton...

Vajzat e Bashkimit, një fitore para titullit

Kampionet fituan 75:72 (16:18, 20:20, 19:15, 20:19), në një super përballje të zhvilluar në Prizren. Vajzat e Bashkimit me fitoren e shënuar të dielën mbrëma...

Lajmet e Fundit