0.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

PDK-LDK thonë se nuk kanë diskutuar për zëvendësministrat

PDK LDK logoJanë bërë një muaj nga zgjedhja e Qeverisë së re dhe ende nuk janë emëruar zëvendësministrat. Në PDK e LDK thonë se ende nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

Raportohet se janë qindra kandidatë për postet e zëvendësministrave. Analistët thonë se partitë e koalicionit kanë problem në përzgjedhjen e emrave, jo për nga aspekti profesional, por nga aspekti i ofrimit të privilegjeve për njerëzit që i kanë shërbyer me zell liderit dhe partisë

E ndodhur përballë kritikave për shtimin e numrit të ministrive, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa duket se për këtë shkak ka mbetur pa i emëruar ende zëvendësministrat. As në LDK as në PDK ende nuk kanë biseduar për ndarjen e posteve zëvendësministrore. Për këtë çështje LDK-ja nuk diskutoi as në mbledhjen e Këshillit Drejtues që e mbajti të premten. Kreu i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se çështja e zëvendësministrave do të trajtohet gjatë javës së ardhshme.

“Për zëvendësministra është autorizuar kryesia që të diskutojë dhe ne do të fillojmë që për këtë punë aktivisht të punojmë javën që vjen”, tha Mustafa.

Ndërkaq, i kontaktuar nga Radio Kosova sekretari i përgjithshëm të PDK-së, Basri Musmurati nuk ka dashur të flas, por shkurt ka bërë të ditur se në PDK ende nuk është diskutuar çështja e zëvendësministrave.

Nga mediat është raportuar se janë qindra kandidatë për zëvendësministra që vijnë nga degët e partive të koalicionit. Analisti Imer Mushkolaj thotë se kjo është një prej arsyeve për mosemërimin e zëvendësministrave. Ai thekson se edhe partitë e kanë vështirë në përzgjedhjen e emrave.

“Nuk e kam fjalën se është e vështirë të përzgjedhen nga aspekti profesional, por është e vështirë të përzgjedhjen nga spekti i privilegjeve që duhet t’iu bëhen njerëzve të caktuar të cilët janë pjesë e partive politike dhe po ashtu i kanë ndihmuar më shumë partitë politike të koalicionit qeveritar që të arrijnë rezultate më të mira në zgjedhje”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Arsye e dytë sipas Mushkolajt mund të jetë edhe hezitimi për emërimin e numrit aq të madh të zëvendësministrave. Ai kritikon Qeverinë Mustafa për numër të madh të ministrive, ndërsa shton se Mustafa ka dështuar në premtimin e tij dhënë gjatë fushatës se do të ketë riorganizim të Qeverisë në mënyrë që të ketë më pak ministri.

“Qysh atëherë ministri i tashëm i Financave, Avdullah Hoti thoshte se 19 ministri janë shumë dhe do të shohim ta riorganizojmë në mënyrë që të ketë më pak”, tha Mushkolaj.

Ndryshe, Qeveria Mustafa i ka 21 ministra, për ç’gjë është kritikuar shumë nga opozita dhe analistët politikë. Ndërsa kritika ka pasur edhe për faktin se është raportuar se do të jenë së paku nga dy zëvendësministra në secilën ministri, njëri nga PDK-ja tjetri nga LDK-ja, ndërsa në disa ministri ku përfaqësohen pakicat do të jenë edhe nga tre zëvendësministra.

Mushkolajt thekson se emërimi i zëvendësministrave nuk ka të bëjë fare me çështjen e të qenit profesional, por është thjesht kalkulim partiak dhe ka të bëjë ekskluzivisht me çështjen e akomodimit të njerëzve që i kanë shërbyer liderit dhe partisë.

Më Shumë

Rreth 80 aksidente për 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 76 aksidente. Sipas policisë, 19 prej tyre janë me të lënduar, e 57 të tjerë me...

Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në procesin gjyqësor...

Lajmet e Fundit