Institucionet krijohen para festës kombëtare

KuvendiKosoves5-27Puna rreth ndarjes së pushtetit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së pas arritjes së pajtimit për bashkëqeverisje, është pranë finalizimit. Kjo do t’i hapë rrugë thirrjes së seancës konstituive, e cila pritet të bëhet nga kryesuesja Flora Brovina më së largu të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse emrat e titullarëve të ministrive mbahen sekret, edhe kundërthëniet rreth postit të kryeministrit po vazhdojnë.

Derisa LDK-ja thotë se Isa Mustafa është i pakontestueshëm, për PDK-në kjo çështje ende nuk është vendosur. Sipas analistëve, posti i kryeministrit është jetik për karrierën politike të Isa Mustafës, sepse në të kundërtën ai nuk do të mund t’i bëjë ballë fuqizimit të ndonjë lideri të ri.

Zyrtarë të LDK-së kanë paralajmëruar se marrëveshja është e zbatueshme vetëm me Mustafën në krye të qeverisë.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në vazhdimësi refuzon të thotë se ka hequr dorë nga posti i kryeministrit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, ka thënë se debati po zhvillohet me partnerin e koalicionit, por jo edhe në PDK.

“Jemi duke biseduar me LDK-në për pozita udhëheqëse dhe jo ende në PDK”, ka thënë Kuqi.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit