22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

PDK në Prizren kërkon ngritjen e shtatoreve për gjashtë dëshmorë

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ngritjen e shtatoreve të gjashtë dëshmorëve të kombit.

“PDK është vazhduese e vlerave të luftës çlirimtare dhe në kontinuitet angazhohet për promovimin e këtyre vlerave duke forcuar shtetin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

Komunikata e plotë e PDK-së në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës, e ngritur në themelet e Luftës mbi vlerat e luftës çlirimtare dhe vlerat universale të demokracisë qytetare.

PDK është vazhduese e vlerave të luftës çlirimtare dhe në kontinuitet angazhohet për promovimin e këtyre vlerave duke forcuar shtetin e Kosovës.
Marrë për bazë që vlerat e luftës çlirimtare janë themeli i lirisë dhe i shtetit të Kosovës, Partia Demokratike është e angazhuar për promovimin e vlerave dhe ruajtjen e përkujdesin për Dëshmorët, Veteranët, Invalidët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Në përputhje më këto vlera, në përkushtim të ruajtjes së kujtesës sonë historike, për brezat dhe për amanetin e të rënëve kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit nisjen e proceduarave për ngritjen e shtatoreve të:

1. Komandantit Legjendar Adem Jashari
2. Komandant Drinit-Ekrem Rexha
3. Komandant Tahir Sinanit dhe
4. Komandant Hysen Rexhepit
5. Komandant Agim Shala
6. Komandant Skender Rexhepi

Roli i tyre në luftën për Liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte emblematik në betejat e rezistencës kombëtare.

PDK, Dega në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit që në seancën e radhës të propozohen lokacionet për vendosjen e përmendoreve në bashkëpunim më Shoqatat e Dala nga Lufta që veprojnë në qytetin tonë dhe të njëjtat ti kthejë për miratim në seancë të Kuvendit Komunal.

Grupi i Kuvendarëve të PDK –së do të jetë aktiv në përmbushjen e kërkesave për ngritjen e përmendoreve.

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit