PDK: Prokuroria të hetojë tenderin e blerjes së pajisjeve mbrojtëse nga Komuna e Prizrenit

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka reaguar ndaj dhënies së tenderit në blerjen e pajisjeve mbrojtëse kundër koronavirusit.

“Me qëllim të informimit publik, PDK Dega në Prizren, reagon ndaj tenderit të fundit, të publikuar nga Komuna e Prizrenit me titull: “Furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga Korona virusi në komunën e Prizrenit” në shumën prej 102.040 euro”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

“Kontrata e lidhur në fjalë, është rast shumë i rëndë, ku pos çmimeve shumë fish më të larta se sa çmimet në treg, këtu ka edhe shkelje tjera flagrante, sepse ky tender, i është dhënë një kompanie, e cila nuk është e regjistruar për ta ushtruar veprimtarinë në fjalë, për të cilin ka fituar tenderin, operatori ekonomik: “EKA TRADEING” SH.P.K. Komuna në këtë rast, ka keqpërdorur haptas me mjetet publike në këtë kohë pandemie, duke manipuluar me situatën që gjendemi”.

“Ky rast, i dhënies së tenderit nga Komuna e Prizrenit, përbën shkelje të mëdha dhe abuzim me mjetet financiare, të cilat janë para të taksapaguesve tanë, ku në bazë të një përllogaritje të thjesht, Komuna e Prizrenit përmes këtij tenderi, supozohet se dëmtohet me shumën prej mbi 50 mijë euro, andaj ftojmë Prokurorinë e Shtetit, që të fillojnë hetimet, për dyshime të bazuara për korrupsion dhe keqpërdorim”.

Kontrata e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit për furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi ka ngjallur dyshime për shkak të çmimeve të blerjes së disa produkteve.

Për këtë prokurim është zbatuar procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. Çmimet që figurojnë në këtë kontratë, që është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, nga opozitarët janë cilësuar si skandaloze.

Sipas tyre, me këtë aktivitet të prokurimit janë blerë maska e pajisje tjera me çmime më të larta sesa ato të tregut. Ndërsa aktivistë të shoqërisë civile kanë pohuar se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë këtë kontratë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit