11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

PDK propozon Memli Krasniqin për nënkryetar Kuvendi, Bedri Hamza emërohet shef i Grupit Parlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka mbledhur deputetët e rinj të partisë, ku kanë diskutuar për mbarëvajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim është vendosur që Memli Krasniqi të propozohet për nënkryetar të Kuvendit, ndërkaq Bedri Hamza Shef i Grupit Parlamentar të PDK’së

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga PDK’ja.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit. Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, PDK ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit, ka njoftuar PDK”, thekson komunikata.

Më Shumë

Lajmet e Fundit