23.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Peci nga Rahoveci jep lajmin e mirë për bujqit, dyfishohet vlera e subvencioneve për vreshtat

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të premten ka qëndruar në Rahovec, nga ku ka dhënë lajmin e mirë për rritjen e subvencioneve për bujqit e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës në vreshtat e Rahovecit, Peci tha se njëra prej risive të programit të vitit 2024 do të jetë orientimi në masën më të madhe të realizuar ndonjëherë në përkrahjen e pagesave mbi bazën e rendimentit.

“Njëra prej risive të programit të vitit 2024 do të jetë orientimi në masën më të madhe të realizuar ndonjëherë në përkrahjen e pagesave mbi bazën e rendimentit. Rendimenti do te jetë i orientuar edhe në kulturën e grurit që nënkupton për shkak se është një produkt edhe në interesin racional po që paraqet edhe pjesë të sigurisë kombëtare për vendin tonë. Për herë të parë do të orientojmë një pjesë do të vazhdojë përkrahja për sipërfaqe për kulturën e vreshtave, por njëkohësisht do të kemi edhe mbi bazën e rendimentit për vreshtat e Rahovecit dhe Kosovës”, u shpreh Peci.

Ai shpjegoi se kjo nuk do të vlejë për rrushin e tryezës.

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Lajmet e Fundit