Peja triumfon ndaj Bashkimit

Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim 65:79 (14:23, 15:21, 14:16, 22:19), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur 10 pikë epërsi në çerekun e parë, derisa 10 minutat e parë përfundojnë me shifrat 14:23. Pejanët nuk e ndalën ritmin as në periudhën e dytë, duke ngritur shifrat, ku epërsinë më të lartë e kishte 27:43, derisa pjesa e parë përfundon 29:44.

Peja vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në periodën e tretë, ku nuk e lëshoi epërsinë e krijuar, për më tepër e ngriti në 17 pikë, 43:60, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Epërsia e verdhezinjve shkoi deri në 25 pikë, 46:71, derisa triumfuan në fund me meritë 65:79.

Basketbollisti më i dalluar në parket ishte Brandon Walters me 32 pikë e 24 kërcime, ku indeksin e ndeshjes e kishte 51.

Bashkimi ka 11 fitore dhe 14 humbje, kurse Peja 13 fitore dhe 12 humbje.

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Lajmet e Fundit