17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Për herë të parë në Prizren, nis vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës

Komuna e Prizrenit, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Simir Krasniqi, morën pjesë në fillimin e aksionit të vaksinimit kundër kancerit të qafës së mitrës, në SHFMU “Emin Duraku” në Prizren, që po ndodhë për herë të parë në qytetin tonë.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e kujdesit shëndetësor parandalues, sot, në prani edhe të prindërve, u vaksinuan nxënëset e klasave të gjashta (11-12 vjeçare) me vaksinën kundër HPV-së (Human Papilloma Virus)”, thuhet në njoftim.

“Kanceri i qafës së mitrës, i shkaktuar kryesisht nga lloje të caktuara të HPV-së, është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me kancerin tek gratë në mbarë botën. Ndërsa, duke e administruar vaksinën në moshë të hershme, synojmë të sigurojmë mbrojtje afatgjate kundër kësaj sëmundjeje potencialisht kërcënuese për jetën”. /PizrenPress.com


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Bekim Gashi emërohet Kryeshef Ekzekutiv i “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

K.R.U. Hidroregjioni Jugor Sh.A. ka njoftuar se Bekim Gashi është emëruar në detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, Gashi ka...

Bashkimi blindon vendin e dytë

Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe bindëse në javën e 26-të të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 95:70,...

Lajmet e Fundit