Për shkak të masave të reja anti-Covid, shumë shtetasve të Shqipërisë nuk iu lejua hyrja në Prizren

Qytetarët të cilët deshën të hynin në Kosovë nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Vërmicës por nuk ishin vaksinuar me dy dozat antiCOIVD u kthyen prapa. Shumë nga ta thanë se nuk e dinin për masat e reja. Shumica prej tyre ishin shtetas të Shqipërisë që ishin nisur drejt vendeve turistike në Kosovë, në Brevovicë, Bogë e Brod.

Në Vërmicë nuk u lejua asnjë qytetarë të futet në territorin kosovar pa certifikatën me dozat e plota të vaksinës antiCOVID, raporton RTK.

Nga e hëna për policinë kufitare nuk vlen asnjë dokument tjetër apo test PCR përveç dëshmisë së vaksinimit.

Qytetarët nga Shqipëria që donin të hynin në Kosovë dhe nuk e posedonin një dokument të tillë pavarësisht se kishin marrë njërën dozë vaksinë dhe testet PCR u kthyen mbrapsht.

Zbritje të çmimeve në Deppo Market

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit