12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Për tri vjet, pesë ngacmime seksuale në Prizren

Policia dhe Prokuroria, kanë demantuar statistikat e ngacmimeve seksuale të Organizatës “FEMaktiv” në Prizren.

Sipas tyre, për tri vjet, në këtë qytet, janë shënuar vetëm pesë raste të ngacmimit seksual.

Kryeprokurori , Admir Shala dhe drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniq, janë shprehur të befasuar me deklaratat e organizatoreve të protestës së grave.

“Vetëm pesë raste të ngacmimit seksual janë shënuar gjatë vitit 2016- 2018, prandaj një gjë e tillë aspak nuk përkon me deklaratat e zyrtareve të ‘FEMaktiv’”, thanë Shala e Krasniqi.

Organizatës “FEMaktiv” në Prizren, të dielën, kanë organizuar një protestë kundër ngacmimeve seksuale.
Sipas kësaj organizate, 76 për qind e grave janë ngacmuar seksualisht në Prizren.

Ndërkaq, me këto statistika nuk pajtohen përfaqësuesit e organeve të drejtësisë në këtë qytet.

Shala e Krasniqi thanë se gjendja e sigurisë në Prizren është e qetë dhe stabile.

Ata premtojnë se do të kontaktojnë përfaqësueset e grupit të grave dhe vajzave “FEMaktiv” për të diskutuar rreth raportimeve të tyre të fundit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit