Përfshihen në rrahje dy punëtorë në Prizren

Dy  punëtorë janë rrahur mes vete në vendin e punës në Prizren.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka ndaluar njërin nga punëtorët, i cili ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna, njëri prej tyre  ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Ndërkohë është kontaktuar edhe personi i dytë i përfshirë në rrahje, i cili është intervistuar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Spitali i Prizrenit mban akademi përkujtimore për Dr. Naser Oskaçakun

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit