8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Përfundon takimi i grupit parlamentar të PDK-së

(E plotesuar) Para pak momentesh ka përfunduar takimi i grupit parlamentar të PDK-së i cili u mbajt në zyrat e kësaj të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryekuvendari Kadri Veseli.

As lideri i këtij subjekti politik, Hashim Thaçi dhe asnjë zyrtar tjetër nuk janë prononcuar për media lidhur me rezultatet e takimit që u mbajt disa minuta para se të nis seanca e parlamentit ku pritet votimi i Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.

PDK mblidhet edhe njëherë para Speciales

Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet edhe njëherë sot para seancës së Kuvendit.

Burime të KosovaPress-it thonë se deputetët e PDK-së do të mblidhen sot në orën 09:30.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet dhe votohet për amendamentin kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Më Shumë

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Lajmet e Fundit