Përfunduan punimet e renovimit të rrethojave dhe ulëseve të “Urës së Marashit”

Me rastin e përfundimit të punimeve për renovimin e “Urës së Marashit”, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, sot kanë vizituar këtë urë, ku dhe panë nga afër punimet e kryera.

Me këtë rast, kryetari Haskuka, deklaroi se në kuadër të projektit është bërë rregullimi i rrethojave të urës, duke përdorur elemente të metalit, gurit dhe drurit, ashtu siç e kërkon ligji për Qendrën Historike të Prizrenit.

Po ashtu, kryetari Haskuka, duke theksuar se intervenimi në këtë urë ka marrë pak kohë për shkak se gjendet në qendrën historike të qytetit dhe duhej të prisnin marrjen e lejeve të duhura nga institucionet përkatëse, deklaroi se gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojnë punën për rregullimin e të gjitha urave të qytetit.

Më Shumë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit