18.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Përkujtohen 241 martirë në fshatin Krushë të Madhe(Video)

Me akademi përkujtimore, sot në fshatin Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit, u shënua 17- vjetori i 241 të vrarëve dhe të masakruarave nga forcat serbe, në këtë masakër nuk u kursyen as gratë, fëmijët dhe pleqtë.

Në akademinë përkujtimore, morën pjesë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, Avdullah Hoti, Ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, zv. MKRS-së, Ramadan Hoti, nënkryetar i Komunës së Gjakovës, Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së në Rahovec, Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit qeveritar për të pagjetur, familjar të të rënëve, dhe deputet të Kuvendit të Kosovë.

Në emër të këshillit organizativ të fshatit Krushë e Madhe, fjalën e mori Selami Hoti, kryetar i këshillit fshatit i cili në fjalën e tij tha se sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar veprën sublime të Dëshmorëve dhe Martirëve Krushjan, të cilët para 17-viteve, ranë për të mos vdekur kurrë . Lirinë që e gëzojmë sot, është falë Krushjanëve që ranë në altarin e lirisë, këta janë meritorët, këta janë themeli, këta janë arsyeja dhe njëra nga vulat e pavarësisë së Kosovës, pavarësi e cila u vulos me gjak.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, në fjalën tha se muaji mars na sjellë në kujtesë ditët me të vështira të historisë sonë të re për të gjithë Kosovën, e sidomos për Komunën tonë , e cila fundin e muajit mars të vitit 1999 e përcolli më shumë dhimbje. Ky muaj , na rikthen emër për emër në kujtesë ata që nuk janë më mes nesh, ata me jetën e tyre vunë themelet e shtetit të Kosovës. Prandaj, jemi mbledhur sot përsëri, t?i kujtojmë së bashku djemtë dhe burrat e Krushës së Madhe.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe Ministri i Financave zAvdullah Hoti, Vajdin Berisha kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit qeveritar për të pagjetur.

Aktivitete përkujtimore në shënimin e 17-vjetorit të të vrarëve dhe të masakruarave, kanë vazhduar me hapjen e ekspozitës në Qendrën Rinore në Krushë të Madhe me foto nga masakra e bërë nga serbet në vitin 1999.

Kurse, sot në ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë shfaqet premiera e filmit dokumentar “Dëshmit e Heshtura” autor Prof Dr. Nusret Pllana, regjisor Luan Kryeziu.

Ndërsa me datë 27.03.2016 e diele ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës në Krushë e Madhe shfaqet filmi Dokumentar “Dëshmitë e Heshtura”.

( Video ) EDHE PAS 17 VITESH KRUSHA E VOGËL NË DHIMBJE, LOTË DHE RËNKIME PËR FAMILJARËT E VRARË, ZHGËNJIM PËR MOSZBARDHJEN E FATIT TË TË PAGJETURVEKrusha e Vogël përkujtoi 113 viktimat e masakrës së 25-26 marsit të vitit 1999. Si në çdo përvjetor, familjarët kërkojnë të zhdukurit, pasi Krusha e Vogël, nga 113 viktima ka varrosur vetëm 46 prej tyre, ndërsa edhe 67 banorë të këtij lokaliteti konsiderohen të zhdukur. Kryetarja e fshatit, Shpresa Shehu, tha se dhimbja nuk do të shërohet kurrë për më të dashurit e tanë. Familjarët e martirëve që u vranë në mënyrën më ç’njerëzore, janë edne me ankthin e tmerrit të 26 marsit të vitit 1999, dhe një gjë e tillë do t’i përcjell ata deri në identifikimin e të zhdukurit të fundit nga këto masakra, dhe ne kërkojmë nga institucionet që sa më shpejt të zbardhet fati i familjarëve tjerë që rezultojnë të zhdukur, apeloi kryetarja Shehu . Në emër të komunës së Prizrenit,në këtë manifestim përkujtimor foli nënkryetari I komunës së Prizrenit,Lulzim Kabashi,i cili në mes tjerash tha se ne solidarizohemi më dhembjen e rëndë që ka Krusha e Vogël. Institucionet duhet të angazhohen maksimalisht për plotësimin e të drejtave dhe zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve që janë brengë shpirtërore për familjarët e martirëve të cilët u flijuan për Lirinë e Kosovës, theksoi ai. Në këtë tubim kanë folur edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani dhe Blerta Deliu, të cilët kërkuan më shumë angazhime nga të gjithë faktorët relevant për ndriçimin e fatit të të zhdukurve, që në masë të madhe do të lehtësonte edhe dhimbjet e familjarëve për më të dashurit e tyre. Pas fjalimeve janë vendosur kurora dhe buçeta me lule në varret e martirëve në këtë lokalitet, ku si pasojë e masakrës së para 17 viteve kanë mbetur pa bashkëshortet e tyre 85 femra dhe mbi 140 fëmijë bonjakë kanë mbetur pa njërin prind…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 26. März 2016

Më Shumë

E premte e nxehtë, temperaturat shkojnë në 25 gradë celsius

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, dhe me vranësira kryesisht në relievin malor. Si bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat...

Ardian Krasniqi fiton me nokaut

Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male. Krasniqi meçin e fitoi...

Lajmet e Fundit