Përkujtohen 9 dëshmorë dhe 34 martirë të fshatit Hoçë e Vogël

Përkujtohen 9 dëshmorë dhe 34 martirë të fshatit Hoçë e Vogël.

Me tubim përkujtimor u shënua 17-vjetori i rënies së 9 dëshmorëve dhe 34 martirë të fshatit Hoçë e Vogël e Komunës së Rahovecit.

Një fjalë rasti, në tubimin përkujtimorë të organizuar nga këshilli organizativ i fshatit mbajti kryetari Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi.

“Pranvera e vitit 1999, për qytetarët e Komunës së Rahovecit, por edhe për gjithë Kosovën ishte një prej pranverave me të renda, ku ranë shumë dëshmorë, shumë martirë prej të gjitha moshave. Këtë e përjetuan edhe banorët e fshatit Hoçë e Vogël, ku në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë”,tha Vehapi.

Ramadan Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Hoçë e Vogël, tha se historia e popullit shqiptar është e mbushur plotë me luftëra, sakrifica e flijime për liri.

“Pushtimi i gjatë dhe i egër serb, kishte imponuar luftën e armatosur , si të vetmen rrugë të sigurtë për t?u çliruar nga pushtuesi, kështu nga populli lindi, e u zhvillua Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila nën drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari nisi rrugëtimin drejtë lirisë”, ka thënë Krasniqi.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe Sheh Abedin Shehu, Avdullah Hoti, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës dhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec.

Më Shumë

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit