10.5 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Përkujtohen dëshmorët e Epopesë së Vërrinit

Me rastin e 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit për të nderuar veprën e tyre karshi atdheun.

Mëngjesin e së dielës shumë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë kishin mësyrë memorialin e dëshmorëve në Landovicë.

Me lot në sy dhe buqeta me lule, familjarët po qëndronin sipër varreve të këtyre dëshmorëve dhe martirëve.

Bashkëshortja e dëshmorit, Selajdin Berishës, Rukija nën emocione të mëdha tha se që njëzet vite pas lufte përveç mërzisë dhe përmallimit, shteti nuk ka bërë asgjë për bashkëshortin e saj.

Pjesë e këtyre homazheve ishte edhe kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i cili tha se kujtimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm.

E komandanti i batalionit që bëri luftime në këtë betejë, njëherësh ish deputeti, Zafir Berisha përkujtoi momente të luftimeve të 21 viteve më parë, teksa tha se falë këtyre dëshmorëve e Kosova e gëzon lirinë e sotme.

Ndërsa, sekretari i OVL-UÇK dega në Prizren, Isa Berisha kërkoi nga institucionet lokale dhe qendrore që të ketë një përkujdesje më të mirë për familjarët e dëshmorëve.

Për të bërë homazhe për nder të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj beteje ishte dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndryshe në betejën e Vërrinin e cila u zhvillua nga 1-5 shtator të vitit 1998, ranë 27 dëshmorë dhe 42 martirë. /kp/Telegrafi/

Më Shumë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Lajmet e Fundit