Përmbyllet ‘Hardh Fest’, Latifi: Është krenaria e Rahovecit

Është përmbyllur edicioni treditor i festivalit që gërsheton vjeljen e rrushit dhe muzikën në një vend, “Hardh Fest”. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shkruar se ky festival është shndërruar në krenari të qytetit.

“Hardh Fest’-i tashmë është shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore që i sjell krenari të madhe komunës sonë të vogël, por të pasur me njerëz të mirë, punëtorë e mikpritës si askund tjetër”, ka shkruar Latifi, duke premtuar rritje të mbështetjes.

Tutje ai ka thënë se “Hardh Fest” po mundëson njohjen e vreshtarisë e verës rahovecase, sikurse edhe vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të natyrës.

“Festa e rrushit që dikur shënohej në mënyrë simbolike nga vreshtarët lokalë të Rahovecit, tashmë është shndërruar në një festival madhështor, shumëngjyrësh e rekreativ, që mbledh të rinj e të reja nga e gjithë bota, për t’u kënaqur e dëfryer, për të parë e shijuar, sigurisht, përjetime të shumta e të paharruara”, ka shkruar i pari i Rahovecit.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit